Drejtori BKS-së, Sami Mazreku: 60 milionë euro dëme u paguan për 10 muaj

08 dhjetor 2023 | 14:47

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku ka treguar se gjatë periudhës janar-tetor 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë paguar hiç më pakë se 60 milionë euro.

Sipas tij, referuar të dhënave zyrtare të BQK-së gjatë periudhës Janar-Tetor 2023, janë paguar gjithsej 59,239,034 euro dëme ose 13.35% më shumë se gjatë periudhës së njëjtë Janar-Tetor 2022.

Më tutje ai ka treguar se sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar-Tetor 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 10,147 dëme duke arritur në 148,426 nga të cilat 148,073 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 353 nga kompanitë e sigurimit të Jetës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Popullit e Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP)…