Drejtori i Bayernit: Nuk duhet të nënvlerësohet Villarreali

18 mars 2022 | 13:56

Drejtori sportiv i Bayern Munchen, Hasan Salihamidziq ka folur pas shortit të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshen me Villarrealin në çerekfinale.

“Bavarezët” do të ndeshen me Villarrealin në çerekfinale, ndërsa nëse kalojnë në gjysmëfinale do të ndeshen me fituesin e takimit mes Benficas dhe Liverpoolit.

Për këtë përballje ndaj ‘Nëndetëses së Verdhë’ ka folur drejtori sportiv i Bayernit, Salihamidziq, i cili e ka cilësuar ndeshje të vështirë.

“Kam luajtur në Juventus dhe e di sa e vështirë është të arrish një fitore 3-0 atje. Ne përballemi me një ekip të mirë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë sfidë. Por, ne jemi Bayerni dhe do të udhëtojmë atje me shumë besim”, ka thënë Salihamidziq.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Nitaj po pretendon se është zgjeruar tepër. Bukuroshja pejane…