Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbet jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!
11 maj 2026
| 08:32
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të Bujqësisë në këtë komunë, Rifat Stojkaj.
Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj i dha lamtumirën të riut.
“Lamtumirë Rifat, na ke kputë shpirtin!”, ka shkruar ai.
Për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të AAK-së në Deçan, kanë shprehur ngushëllime edhe Ramush Haradinaj dhe Time Kadrijaj.



