Drejtori i Chicago Fire: Shaqiri erdhi në momentin e duhur

10 shkurt 2022 | 15:12

Xherdan Shaqiri tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Chicago Fire. Shaqiri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.

Shaqa është blerë për 7 milionë euro nga Lyon, duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit amerikan.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që tashmë e kemi Xherdan Shaqirin në Fire. Xherdan është një lojtar që të ndryshon lojën dhe lojtar që do t’u sjellë gëzime tifozëve tanë dhe qytetit të Çikagos”, ka thënë drejtori sportiv i Chicago Fire FC, Georg Heitz.

“Si një nga më të mirët sot në Zvicër, Xherdani na bashkohet në një moment shumë të rëndësishëm për klubin dhe beson plotësisht në objektivat dhe në atë që ne synojmë të arrijmë”, ka deklaruar Georg Heitz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Truss, ka udhëtuar drejt Moskës…