Drejtori i DKRS-së në Klinë, kandidat për asamblenë komunale

15 shtator 2021 | 21:31

Drejtori i Departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Klinës, Skënder Merturi i ka hyrë garës për asamblenë komunale. Lajmin e ka bërë të ditur vet Merturi me anë të një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, syze dhe teksti

Skënder Merturi garën në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 144, kurse numri i tij është 5, raporton “Epoka e re”.

“Shumë prej jush e njihni kontributin tim të gjatë në opozitë, e pastaj pozitë. Si opozitar kam tentuar të parandalojë të keqen brenda Asamblesë, e poashtu kam propozuar alternativa të shumta. Si pozitë, brenda Drejtorisë së Kulturë, Rini dhe Sport-it, kam qenë i angazhuar në projekte për rininë, ku gjatë këtij mandati, kemi pasur rritje performance në sport, futboll dhe volejboll. Ka akoma shumë për t’u bërë ne disiplina të tjera sportive, e poashtu në kulturë, art e lexim. Projektin për mandatin e ri në DKRS e kam të gatshëm”, ka shkruar Merturi.

Postimi i plotë i Merturit në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë të Klinës,

Zgjedhjet e fundit nacionale dhanë një mesazh të qartë dhe një fitues të qartë. Në zgjedhjet komunale lista fituese e Vetëvendosjes do konfirmojë edhe njëherë fitoren në Klinë.

Unë, Skender Merturi, brenda listës me numrin 144, kandidoj me numrin 5 për Asamblenë Komunale në Klinë.

Shumë prej jush e njihni kontributin tim të gjatë në opozitë, e pastaj pozitë. Si opozitar kam tentuar të parandalojë të keqen brenda Asamblesë, e poashtu kam propozuar alternativa të shumta.

Si pozitë, brenda Drejtorisë së Kulturë, Rini dhe Sport-it, kam qenë i angazhuar në projekte për rininë, ku gjatë këtij mandati, kemi patur rritje performance në sport, futboll dhe volejboll. Ka akoma shumë për t’u bërë ne disciplina të tjera sportive, e poashtu në kulturë, art e lexim. Projektin për mandatin e ri në DKRS e kam të gatshëm.

Prandaj, për të vazhduar suksesin dhe qasjen e qeverisjes së mirë për katër vitet e ardhshme, kërkoj besimin tuaj, së pari për subjektin që përfaqësoj me dekada, dhe së dyti për mua.

Pandemia me të vërtetë ka vështirësuar kontaktin e drejtpërdrejt me qytetarët, por duke vijuar nga ditët e ardhshme dhe në respektim të rregullave për mbrojtje nga infektimi, do jem në kontakt.

Ta dërgojmë mesazhin e fitores së Lëvizjes suaj.

Voto numrin 144. Prof. Dr . Lulzim Dragidella

Skender MERTURI #55️⃣✔

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 106:96…