Prizreni 16 shënon fitore ndaj Rahovecit

15 shtator 2021 | 21:22

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 106:96 (29:30, 31:31, 22:10, 24:25), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte shumë interesant, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, duke e bërë sfidën interesante nga fillimi, kurse periudha e parë përfundon 29:30. Në periudhën e dytë, prizrenasit e nisën më mirë, duke pasur epërsi, por jo shumë të lartë, sidoqoftë në fundin e kësaj pjese, Vreshtarët rikthehen, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë 60:61.

Perioda e tretë ishte e barabartë deri tek rezultati 69:69, por më pas basketbollistët nga Prizreni hyjnë në një seri prej 12:0, për rezultatin 81:69, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 82:71. Vreshtarët u munduan në 10 minutat e fundit dhe arritën të ngushtojnë shifrat në 90:87, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Prizreni 16 fitoi me rezultat 106:96.

Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 31 pikë, 8 kërcime dhe 12 asistime dhe Courtney Fells me 29 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa te Rahoveci u dalluan Eric Davis me 33 pikë e tetë kërcime dhe Nick Banyard me 27 pikë dhe 11 kërcime.

XHIROJA I

Drita – Sigal Prishtina                       56:124
Trepça – Golden Eagle Ylli              72:69
Prizreni 16 – Rahoveci                    106:96

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit ka kaluar në epërsi në ndeshjen e…