Drejtori i Emergjencave të Gjakovës viziton Brigaden e Zjarrfikësve në Lucern

23 tetor 2018 | 09:26

Drejtori i drejtorisë së Emergjencave në Koumunën e Gjakovës, Luan Dinaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në qytezës Sursee në Kantonin e Luzernit të Zvicrës. 

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Dinaj ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësave në regjionin e Sursee (Feuerwehr Region Sursee), ku është pritur nga komandanti i Zjarrfikësave të Surses, Marcel Zihiman dhe hptm.Armin Roosku i cili është njohur nga afër me punën e tyrë, po ashtu ka vizituar edhe Qendrën e Trajnimeve për zjarrëfikës të kantonit të Lucernit, me ç’rast kanë shkëmby përvojat dhe njohuritë si dhe është njohur me aktivitetet e kësaj qendre.

Drejtori i Emergjencave të Gjakovës, më pas ka vizituar edhe Shoqatën Shqiptaro-Zvicrane “Shoqëria” me kryetar Gazmend Ndrecaj, si dhe gjithë anëtaret e kryesisë së shoqatës. Poashtu ka takuar edhe Priftin e Kishës Reformatore, Wlish Walther, dhe shumë bashkëatdhetar që jetojnë në këtë qytezë. 

Ai në emër të tij dhe të kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit, ka përshëndetur bashkatdhetarët si dhe ka kërkuar që të investojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë të kontribuojnë për Gjakovën dhe Kosovën në përgjithësi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uilla, stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme, që ka arritur në kategorinë…