Drejtori i Leverkusenit: Alonso nuk do të largohet

13 shkurt 2024 | 14:09

Drejtori i Përgjithshëm i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes u ka dhënë fund lajmeve për të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso, të cilin mediet e lidhnin me kalimin te Liverpooli apo edhe te Real Madridi.

Në një prononcim zyrtar, Rolfes ka deklaruar se Alonso do të vazhdojë të jetë trajner i Leverkusenit.

“Nëse Xabi Alonso qëndron? Po, jam i sigurt për këtë. Kontrata e tij është një gjë, fakti që ai ndihet rehat, me familjen, me veten dhe që e di se çfarë ka në këtë klub është një tjetër gjë. Domethënë këtu ka një ekip të shkëlqyer që do të ketë perspektiva të shkëlqyera edhe për vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Rolfes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Asambleja dhe…