Drejtori i Policisë: Është rritur numri i vrasjeve dhe vjedhjeve

27 mars 2019 | 11:25

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka paraqitur raportin vjetor të punës për vitin 2018 para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se numri i vjedhjeve të përgjithshme në 2018-n ka pasur rritje, ndërkaq vjedhjet e rënda kanë pasur rënie.

Gjithashtu sipas tij, edhe numri i vrasjeve ka qenë në rritje.

Qalaj ka pohuar se edhe grabitjet janë në rritje. “Në 2017 ka qenë 290, në 2018, 297, pra shtatë raste më shumë”, ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion i British Airwaysit kishte planifikuar t’i dërgonte pasagjerët…