Drejtori i RTK-së: Emisionin me Drilon Gashin e ndala unë, është i dënuar për sulm ndaj gruas

04 mars 2024 | 08:11

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka reaguar ndaj këngëtares Adelina Ismaili për sa i përket emisionit të saj që transmetohet në mediumin publik “Show i së premtes”.

Ismaili e kishte të ftuar teologun Drilon Gashi, por redaksia e RTK-së nuk e aprovoi transmetimin e këtij emisioni, me arsyetim se Gashi ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë për dhunë në familje.

Ismaili emisionin e patransmetuar të dielën e publikoi në faqen e saj në Facebook.

Për këtë situatë Gërvalla është shprehur i habitur, duke thënë se Ismaili ka postuar në storie të rrjeteve sociale, siç thotë ai, “fabrikime të medieve private”.

Ai tha se “RTK-ja nuk është han i babës”, duke shtuar se i shërben publikut.

Po ashtu, ai ka thënë se Ismaili nuk është e punësuar si gazetare, por kanë bashkëpunim për këtë emision.

E në mënyrë që bashkëpunmi mes Ismailit dhe RTK-së të vazhdojë, Gërvalla tha se shpreson të gjendet një derëdalje.

“Përkundër që jam në pushim prindëror, me të thënë të kësaj, unë uroj që RTK dhe ekipi i Adelina Ismajlit me të cilët kemi marrëveshje të shkruar për “Shoë i  së Premtes” të gjejmë një derëdalje, që të na mundësojë bashkëpunim të mëtutjeshëm. Sepse unë s’kam asgjë personale kundër saj. E vetmja tek e cila insistoj është që ajo të tregojë ndaj nesh të njëjtin respekt që ne si profesionistë tregojmë ndaj saj”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca pritet të përfshijë të drejtën e abortit në Kushtetutën…