Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta takon përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe Komitetit Lokal për Siguri Publike

04 mars 2023 | 20:30

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Kolonel Lumni Graishta, mban takim pune me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe Komitetit Lokal për Siguri Publike në Gjakovë

Sot, më datë 04.03.2023 me ftesë të Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjakovë Kolonel Lumni Graishta u mbajt takim pune me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare dhe Komitetit Lokal për Siguri Publike në Gjakovë ku u diskutuan çështje të sigurisë së përgjithshme  në Rajonin e Gjakovës dhe ato të lokaliteteve të veçanta brenda zonës së përgjegjësisë.

Në takim përveç përfaqësuesve të Policisë së Kosovës morën pjesë edhe përfaqësues të:

·         Bashkësisë Islame të Kosovës me seli në Gjakovë

·         Përfaqësues të Kishës Katolike

·         Përfaqësues të Tarikateve dhe

·         Komitetit Lokal për Siguri Publike.

Drejtori Rajonal, në emër të Policisë së Kosovës shprehu mirënjohje dhe falënderim për kontributin e çmuar që kleri fetar ka dhënë e po jep në sigurinë e përgjithshme përmes autoritetit të tyre të pakontestueshëm tek komunitetet fetare që përfaqësojnë si dhe kërkojë thellimin e bashkëpunimit për çështje që lidhen me sigurinë në komunitetet e tyre dhe atë të përgjithshme, me theks në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe atyre kundërligjore  duke filluar nga problemet dhe rreziqet në komunikacionin rrugor, vjedhjet dhe vepra tjera penale kundër pasurisë, posedimi dhe përdorimi i kundërligjshëm i armëve nga të rinjtë, përdorimi i drogave dhe substancave tjera të rrezikshme, deri tek domosdoshmëria e angazhimit të përbashkët në identifikimin e personave me prirje radikale.

Pjesëmarrësit në takim u dakorduan që të vazhdojnë dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me Policinë e Kosovës me qëllim ofrimin e një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka shënuar fitore spektakolare me përmbysje në rezultat kundër…