Drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë, nënkolonel Basri Shabani, nderohet me çmimin “Qytetar Nderi” në ShBA

10 tetor 2025 | 15:54

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, nënkolonel Basri Shabani, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Kryetari i Komunës së qytetit Pensacola, në shtetin e Floridës, ShBA.

Ky vlerësim iu dha gjatë vizitës zyrtare që nënkolonel Shabani po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një programi profesional të sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të administruar nga Këshillat Amerikanë për Arsimin Ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Basri Shabani ka marrë pjesë në aktivitete trajnimi dhe është takuar me udhëheqës të rëndësishëm të institucioneve të sigurisë në Washington, Michigan, Illinois, Missouri dhe Florida, ku ka shkëmbyer përvoja profesionale në fushën e sigurisë publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, më 15…