Hajdar Beqa falënderon banorët e Brekocit për mbështetjen ndaj kandidatit për kryetar, Ervin Shabani

10 tetor 2025 | 14:20

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe bartësi i listës zgjedhore, Hajdar Beqa, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes Brekoc.

Në këtë tubim të ngrohtë, Beqa falënderoi banorët për mbështetjen dhe besimin e tyre të palëkundur ndaj PDK-së dhe kandidatit të saj për kryetar komune. “Së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani, kandidatët për Kuvendin Komunal dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, mbajtëm një takim të përzemërt me banorët e lagjes Brekoc. Gjatë këtij takimi, diskutuam për prioritetet, vizionin tonë dhe projektet konkrete për zhvillimin e kësaj bashkësie lokale dhe të Gjakovës në tërësi. Pritja e ngrohtë dhe entuziazmi i banorëve të Brekocit na dhanë forcë, frymëzim dhe besim për të vazhduar me përkushtim rrugën drejt fitores. Ky besim i sinqertë është motivi ynë më i fortë për të ndërtuar së bashku një Gjakovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bukur për të gjithë. Faleminderit për energjinë pozitive dhe mbështetjen tuaj të palëkundur!”, – ka shkruar Beqa pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë për KosovaPress, se…