Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë merr aksion për lirimin e hapësirave publike

04 prill 2022 | 19:11

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, ka vazhduar aksionin për heqjen e “shtëpizave reklamuese” të cilat ishin të vendosura në hapësira të gjelbëruara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ka asistuar edhe lirimin dhe pastrimin e trotuarit përgjatë rrugës “Tirana” në Prishtinë.

“Aksione të tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen prandaj si Drejtori e Inspekcionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është jetik në synimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se…