Drejtoria e Inspeksionit në Mitrovicë liron hapësirat publike

11 dhjetor 2019 | 14:26

Në vazhdën e inspektimeve të përditshme për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara, me kërkesë të qytetarëve të Mitrovicës, inspektorët komunalë kanë ndërmarrë aksion në rrugët “Agim Ramadani- Katana”, “Evlia Qelebia”, “11 Marsi”, dhe “Mbretëresha Teutë” duke bërë lirimin e tyre.

Me këtë rast, inspektorët komunalë kanë konstatuar se në ato hapësira janë vendosur shufra metalike me zinxhirë pa poseduar leje nga organi kompetent, duke dëmtuar kështu trotuaret të cilat shërbejnë për qarkullim të lirë të qytetarëve.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka bërë me dije se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se hapja dhe…