Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë ofron mamografi falas për gratë e komuniteteve

06 mars 2020 | 15:04

Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me grupin komunal “Romacted”, të premten kanë mbajtur aktivitet për nder të shënimit të 8 Marsit – Ditës së Gruas, me disa gra të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj-Barani, zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, një grup i grave nga komunitetet, dhe stafi mjekësor i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”.

Me këtë rast, drejtoresha Hasanaj-Barani, ka shpërndarë disa lule për gratë e komuniteteve si dhe u është mundësuar kryerja falas e një ekzaminimi mamografik, për nder të shënimit të 8 Marsit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Teatrin “Adriana” në Ferizaj është shënuar të premten 7…