Drejtoria për Bujqësi në Drenas monitoron ndërtimin e serave

09 dhjetor 2020 | 13:42

Drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, e shoqëruar edhe nga menaxheri i projektit dhe komisionit për pranim teknik të serave, ka dalë në terren për të monitoruar nga afër ndërtimin e serave tek fermerët përfitues të këtij projekti.

Ndërtimi i serave është duke u zhvilluar sipas projektit dhe sipas planit menaxherial të kontratës së lidhur ndërmjet DBPZHR-së dhe punëkryesit.

DBPZHR-ja në Drenas ka njoftuar fermerët se projekti i ndërtimit të serave është në përfundim e sipër dhe prej 65 serave sa janë, deri më tani janë ndërtuar rreth 40 prej tyre.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerr vendimin…