Drejtuesit e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kroacisë vizituan Komitetin Olimpik të Kosovës

20 prill 2018 | 22:31

Drejtuesit e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kroacisë, të prirë nga kryetari Damin Siser dhe të shoqëruar nga kryetari i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBBFK), Esat Lata, si dhe sekretari i përgjithshëm, Sabri Dragusha, vizituan Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ata u pritën ngrohtësisht nga nënpresidenti i tretë, Gazmend Maxhuni dhe zyrtari për media, Kushtrim Krasniqi.

Nënpresidenti Maxhuni, duke ua përcjellë përshëndetjet e presidentit të KOK-ut, Besim Hasani, i cili bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, ndodhen në Bangkok të Tajlandës, ku po mbahet Konventa e SporttAccordit, falënderoi mysafirët për kontributin e vazhdueshëm që po e japin për Federatën e Bodybuildingut të Kosovës.

Maxhuni shprehu gatishmërinë e KOK-ut për të përkrahur FBBFK-në, në veçanti përmes organizimit të kurseve për trajnerë dhe administratorë të sportit, si vazhdimësi e projekteve të fituara nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Kryetari i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kroacisë, Damin Siser, duke falënderuar për pritjen e bërë, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me KOK-un për të ndihmuar FBBFK-në, në ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratorëve të sportit. Ai uroi që një kurs i tillë të mbahet sa më parë edhe për FBBFK-në.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, Esat Lata, zbuloi kontributin e madh ndër vite të dhënë nga homologët e tyre kroat, e po ashtu në luajtjen e rolit kyç të sukseseve të kampiones së Evropës dhe botës, Gentiana Beqa.

Zyrtarët kroatë po qëndrojnë në Kosovë, në ligjërimin për seminarin e gjyqtarëve dhe të antidopingut të organizuar nga FBBFK.

Në fund, nënpresidenti Maxhuni, ndau dhurata simbolike për mysafirët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Presidenti Vladimir…