Drejtuesit e Listës Serbe votojnë në veri të Kosovës

21 qershor 2020 | 12:05

Për zgjedhjet parlamentarë në Serbi, në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në komunën e Mitrovicës veriore kanë votuar edhe drejtues të partisë së Listës Serbe.

Aty votoi Goran Rakiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, nënkryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Aleksandar Spiriq, si dhe kandidatët për deputet Danijella Vujiçiq, Millan Saviq, Ljubomir Mariq.

Edhe qytetarë të shumtë serb në këtë pjesë kanë votuar deri tash.

Ndërsa, me të drejtë vote janë 15 mijë e 236 qytetarë.

Afër vendvotimeve kanë qëndruar edhe pjesëtarë të KFOR-it për siguri, derisa OSCE ka mbështetur këto zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli i tij është vetëm një hap larg triumfit në…