Drenasi fiton 905 mijë euro nga granti i performancës, Lladrovci: Krenar me zyrtarët komunalë dhe qytetarët

23 maj 2022 | 15:37

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar lajmin se komuna e Drenasit, në garën për performancën komunale, ka fituar 905 mijë euro, vendin e tretë. Ai me këtë rast ka treguar edhe shkaqet pse nuk arriti komuna të jetë e para.

Lladrovci ka shkruar se është krenar me zyrtarët komunalë dhe qytetarët e komunës së Drenasit, duke shtuar: “Faleminderit vlerësuesve të performancës dhe kontribuuesve të suksesit tonë! Qytetarë, faleminderit për bashkëpunim”.

Postimi i  plotë i Lladrovcit:

Lajm i mirë për qytetarët e komunës tonë!

Nga granti qeveritar për performancën komunale, Drenasi i fiton 905 mijë euro.

Falënderoj zyrtarët e komunës dhe kontribuesit e performancës, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadën e Zvicrës, Suedisë dhe

Norvegjisë si dhe qytetarët e komunës së Drenasit.

Drenasi është vlerësuar me vendin e tretë për performancën e përgjithshme komunale.

Dy janë faktorët që nuk jemi të parët:

Mungesa e transmetimit të seancave të Asamblesë nga Salla e Kulturës gjatë Covid-it si dhe mungesën e daljes së zyrtarëve përgjegjës tatimor në vendin e ngjarjes, po ashtu për shkak të Covid-it.

Me pikët nga këto dy komponente, do të ishim bindshëm para tjerëve.

Megjithatë, Komuna jonë do të marrë grant me vlerë 905 mijë euro, dhe do të shfrytëzohen për projektet në të mirë të qytetarëve.

Krenar me zyrtarët komunalë dhe qytetarët e komunës së Drenasit!

Faleminderit vlerësuesve të performancës dhe kontribuuesve të suksesit tonë!

Qytetarë, faleminderit për bashkëpunim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Buçaj, që është vajza e dëshmorit Afrim Buçaj, ka…