Drenica mposhti Besën

22 shtator 2020 | 18:07

Në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj, Drenica nuk lejoi befasi në përballje me Besën, pasi shënoi fitore me përmbysje 2-1.

Pejanët kaluan të parët në epërsi në minutën 34-t, me golin e realizuar nga Mattheus Da Paula. Hysen Tahiri në fund të pjesës së parë i barazoi shifrat në 1-1, kurse në pjesën e dytë Qemal Elshani e vulosi rezultatin final 2-1.

Drenica në dy ndeshje ka regjistruar një humbje dhe një fitore, kurse Besa në dy ndeshje ka regjistruar dy humbje.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2021 Fernando Alonso do të rikthehet në pistat…