Drenoci, fshati prej guri (Video)

10 korrik 15:30

Përtej civilizimit dhe objekteve moderne, rruga “Selmon Dukaj” të çon drejt një ambienti të vjetër historik. Rrugë të shtruara me kalldrëm, shtëpi e mure të ndërtuara prej guri, pasqyrojnë stilin tipik shqiptar të shekullit XVIII.

Qetësia që të ofron fshati nga zërat e natyrës, për turistët e bënë mjaftë tërheqës fshatin Drenoc që gjendet në pjesën jug- perëndimore të Deçanit.

“Dëgjuam për Drenocin në guidat online gjersa po kërkonim për majën e Gjeravicës sepse ne do të ngjitemi atje. Pamë kullat e famshme dhe do të kalojmë natën në njërën prej tyre, që të shohim si do të jetë eksperienca. Nëse doni të shikoni si kanë jetuar njerëzit para 100 vjetësh, më së miri është të vini këtu”, ka thënë Andi Aradei, turist nga Romania.

“Në këtë fshat ndihem sikur kam udhëtuar pas në kohë. Më duket fshat qindra vjeçar dhe është e pabesueshme për mua si njerëzit kanë jetuar këtu, pasi unë kam lindur në kohën e teknologjisë, internetit, Facebook-ut dhe s’mund ta imagjinoj”, ka thënë Robert Aradei, nga Romania.

“ Unë dua të them që e bukura e Kosovës është tek siguria e lartë për të ardhur këtu dhe për ta vizituar se bashku me familjen. Njerëzit janë shumë miqësorë”, është shprehur Carmen Aradei, turiste nga Romania.

Në krye të fshatit gjendet kulla më e madhe, ajo e Mazrekajve. Orenditë e kësaj bujtine si dhe gjithë të tjerave vazhdojnë të jenë autentike të asaj kohe.

Gjersa ndjek rrugën e fshatit mes mureve që nuk të lënë të shohësh para, papritmas kureshtjen ta shuan pamja e Alpeve Shqiptare të mbuluara ende nga mjegulla e mëngjesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja Nicki Minaj e ka anuluar shfaqjen e planifikuar në…