Nicki Minaj anulon koncertin për të drejtat e grave në Arabinë Saudite

10 korrik 2019 | 15:24

Reperja Nicki Minaj e ka anuluar shfaqjen e planifikuar në Arabinë Saudite javën e ardhshme, duke e argumentuar këtë vendim të sajin me mbështetjen për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBTI.

Njoftimi i pjesëmarrjes se këngëtares në festivalin madhështor të Jeddah kishte shkaktuar zemërimin e kritikëve të qasjes që Riadi ka në raport me të drejtat e grave.

Disa të tjerë nga ana tjetër shtronin sesi do të priteshin tekstet e këngëtares apo veshjet e saj tejet të zbuluara në mbretërinë ultra konservatore.

Arabia Saudite po përpiqet t’i lehtësojë kufizimet që rrethojnë argëtimin në vend me shpresën se kështu do të arrijnë të inkurajojnë rritjen e sektorit të artit.

Por që prej vrasjes se gazetarit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite, tetorin e vitit të kaluar, çështja e të drejtave të njeriut në këtë vend po vëzhgohet me kujdes të shtuar.

Në muajin mars, Arabia Saudite ka tërhequr një tjetër valë kritikash, kur ka nxjerr në gjyq 10 aktivistë të të drejtave të grave.

Te premten fondacioni i të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, i ka kërkuar përmes një letre të hapur Nicki Minaj që të tërhiqej nga festivali i 18 korrikut dhe reperja duket ia ka vënë veshin thirrjeve të tij për të refuzuar paratë e regjimit saudit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca ka mohuar se ka shkelur një embargo armësh të…