Dreshaj voton, bën thirrje për zgjedhje demokratike

17 dhjetor 2017 | 13:12

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka votuar në vendlindjen e tij në Vrellë.

Me këtë rast, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut, që të dalin në mënyrë masive në këto zgjedhje sepse sipas Dreshajt, e ardhmja e tyre varet nga ky proces.

“Sapo kreva obligimin qytetar, votimin në vendlindjen time në Vrellë. Është shumë e rëndësishme që ky proces të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme që të japim edhe një shembull të demokracisë si shoqëri. I lus qytetarët e Istogut që të dalin në votime në masë sa më të madhe sepse e ardhmja juaj varet nga ky proces”, ka shkruar Dreshaj, në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar me sukses faza e parë e garës së…