
Drita – Ballkani ndajnë pikët, Llapi befasohet nga Ferizaj
Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Drita dhe Ballkani janë ndarë baras 2:2, Llapi ka pësuar 2:1 nga Ferizaj.
Në Gjilan është zhvilluar një ndeshje mjaft e mirë nga të dy skuadrat.
Vendasit kanë kaluar të parët në epërsi kur Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për 1-0 në minutën e 12-të.
Ndërkohë vetëm 11 minuta më vonë mysafirët kanë barazuar me anë të Albin Berishës.
Në pjesën e dytë vendasit kaluan sërish në epërsi.
Ishte minuta e 49-të kur Marko Simonovski realizoi dhe e çoi në 2:1 rezultatin për Dritën.
Ballkani nuk është dorëzuar dhe gjeti forcën të shënojnë sërish.
Në minutën e 75-të, Albion Rrahmani barazoi gjithçka.
Me këtë barazim Drita ka 31 pikë, në vendin e parë, kurse Ballkani mban pozitën e dytë me 27 pikë (por ka tri ndeshje më pak të zhvilluara).
E në ndeshjen tjetër Llapi – Ferizaj pjesa e parë u mbyll 0:1 në favor të mysafirëve.
Në 45 minutat e tjera mysafirët shënuan përsëri.
Në minutën e 50-të, Betim Haxhimusa dyfishoi epërsinë e Ferizaj.
Ajo çfarë llapjanët arritën të bëjnë ishte vetëm të ngushtojnë epërsinë në 1:2.
Me këtë humbje Llapi ka 16 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Ferizaj ka 12 pikë gjithsej.