Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakus

06 nëntor 2022 | 15:10

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që është mbajtur në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja nga Kosova ka pasur një paraqitje të mirë, duke shënuar tri fitore e një humbje gjithsej në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në raundin e parë, Kuka e ka kaluar pa luftë, kurse në të dytin ka fituar me IPPON ndaj gjermanes Teresa Zenker.

Në çerekfinale, ajo ka triumfuar përballë holandezes Guusje Steenhuis, të cilën e ka mposhtur me dy waza-ari.

Loriana Kuka është ndalë në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze Natascha Ausma, duke e mposhtur mposhtur me një waza-ari.

Por, në luftë për medaljen e bronztë, Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid.

Kosova në këtë Grand Slam është paraqitur edhe me Nora Gjakovën në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kampionia olimpike ka arritur të stolisej me medalje të bronztë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka fituar ndaj Chelseas. Skuadra e Mikel Artetës ka…