Drita ‘blindon’ edhe trajnerin Nuhiu

31 maj 2020 | 23:51

Një ditë pas arriti marrëveshje të re me kapitenin Ardian limani, skuadra e Dritës arriti marrëveshje edhe me trajnerin Ardian Nuhiu.

Sipas njoftimit të klubit, marrëveshja me trajnerin shkupjan është arritur edhe për dy vitet e ardhshme.

Njoftimi i plot nga skuadra e Dritës:

EDHE DY VITE BASHKE NE RRUGETIMIN TONE
Sonte pas një takimi të shkurtër është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin tone Ardian Nuhiu edhe për dy vitet e ardhshme!
Drejtori i përgjithshëm Feti Murseli është shprehur tejet i kënaqur me punën profesionale dhe përkushtimin e trajnerit shkupjan Ardian Nuhiu, dhe për të cilin i është besuar klubi edhe për dy vitet e ardhshme.
Klubi jonë i dëshiron suksese në qëllimet tona të përbashkëta trajnerit.
Suksese Ardian!

 (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar ndaj…