Pas vendimit të Qeverisë për hapjen e çerdheve, vjen reagimi i kryetarit të Skenderajt

31 maj 2020 | 23:49

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë që çerdhet të hapën më 1 qershor (të hënën).

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se për shkak të njoftimit me vonesë nga ana e Qeverisë për hapjen e çerdheve dhe me qëllim të përgatitjes më të mirë, të ndërmarrjes së masave parandaluese kundër infeksionit Covid-19 dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, çerdhja “Nëna Zahide” nuk do të hapet të hënën.

“Për datën e hapjes së saj do të njoftoheni me kohë. Deri atëherë vazhdoni t’i kushtoni kohë fëmijëve në shtëpi, t’i edukoni e mishëroni me ngrohtësinë dhe edukatën familjare”, ka bërë me dije Jashari.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar prindër,
Sapo morëm njoftimin nga Qeveria e Kosovës për hapjen e çerdheve dhe kopshteve të fëmijëve.
Për shkak të njoftimit me vonesë, me qëllim të përgatitjes më të mirë, ndërmarrjes së masave parandaluese kundër infeksionit COVID-19 dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tonë, çerdhja “Nëna Zahide” nuk do të hapet nesër.
Për datën e hapjes së saj do të njoftoheni me kohë. Deri atëherë vazhdoni t’i kushtoni kohë fëmijëve në shtëpi, t’i edukoni e mishëroni me ngrohtësinë dhe edukatën familjare.
Këtë vit 1 qershori-Dita e Fëmijëve po na zë pa aktivitete që zakonisht kemi realizuar si komunë, por sidoqoftë puna dhe angazhimi jonë për fëmijët po vazhdon çdo ditë.
Së shpejti fillojmë me ndërtimin e dy çerdheve të reja në qytetin tonë, për të siguruar ambient të mjaftueshëm për fëmijët, ku ata do të mësojnë socializimin dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme edukative.
Fëmijët meritojnë kujdes të veçantë për çdo ditë, muaj e vit.
Urime Dita e Fëmijëve!

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me…