
Drita ‘blindon’ trajnerin Ramadani
Skuadra e Dritës së Gjilanit e kënaqur me ecurinë e rezultateve pozitive dhe punën konkrete që ka bërë trajneri Zekrija Ramadani, ka vendosur që të vazhdojë bashkëpunimin edhe për dy vjet të tjera me trajnerin në fjalë.
“Puna e mirë duhet të vazhdojë. Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashkëpunimit me trajnerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera. Besimi i klubit ndaj trajnerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë. Së bashku për misione të reja! Paq fat trajner”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Skuadra gjilanase aktualisht është në vendin e parë në Albi Superligën e Kosovës me 60 pikë, 13 më shumë së vendi i dytë Ballkani pas xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës.