Drita e shkatërron Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

05 korrik 19:07

Drita e Gjilanit sigurt po shkon drejt titullit kampion në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, pasi të dielën e ka mposhtur Llapin (0-4) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Fitorja e Prishtinës, e Ballkanit dhe e Gjilanit dukej sikur e kanë shtuar presionin në klubin e Dritës, por ndodhi e kundërta dhe të përzgjedhurit e trajnerit Nuhiu u rikthyen nga Podujeva me fitore.

Në minutën e 8 Mërgim Pevqeli realizoi autogol për 0-1, kurse gjashtë minuta më vonë realizoi Kastriot Rezha për 2-0. Në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes realizuan Erjon Vucaj dhe Izair Emini për rezultatin 0-4. Pas kësaj fitore, Drita vazhdon të jetë e para me 61 pikë, kurse Llapi është në vendin e gjashtë me 39 pikë.

IPKO Superliga

Llapi-Drita                      0-4
Ferizaj-Trepça ’89         2-5
Prishtina-Drenica          1-0
Feronikeli-Gjilani           0-2
Dukagjini-Ballkani         1-5
Vushtrria-Flamurtari     2-2

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat e tij…