Thaçi viziton familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit: Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve

05 korrik 19:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitat e tij në familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Komoran, te familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit.

“Në Komoran, me familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit. Familja Alushani dha kontribut të shquar për çlirimin e atdheut. Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen që u zhvillua të dielën mes Ferizajt dhe…