Drita fiton derbin, Dukagjini barazon me Feronikelin ‘74

01 tetor 2023 | 17:04

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në derbin e madh të qytetit, duke e mundur Gjilanin, me rezultat 2:0.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe i takoi javës së 8-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Për Dritën kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe tanimë ka 15 pikë, duke u renditur në pozitën e tretë, me një pikë më pak se Llapi dhe katër pikë më pak se Ballkani, që kryeson renditjen.

Skuadra e drejtuar nga Akis Vavalis kaloi në epërsi në minutën e 44-t me golin e Almir Ajzerajt nga brendësia e zonës, pas asistimit me kokë të Besnik Krasniqit. Ndërkaq, fitoren e vulosi Ardit Tahiri, në minutën e 82-të me golin e shënuar nga afërsia pas asistimit të Albin Prapashticës.

Feronikeli 74 ka arkëtuar një pikë të rëndësishme si mysafir, duke barazuar 1:1 me Dukagjinin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Skuadra e Armend Dallkut kaloi në epërsi në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, kur realizoi Iljasa Zulfiu, por mysafirët nga Drenasi e rivendosën baraspeshën në rezultat në minutën e 50-të, me golin e Florent Avdylit. Ndeshja e fundit e javës së 8-të zhvillohet nesër në Lipjan ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në shtatë…