
Drita fiton me përmbysje ndaj Gjilanit
Kampionia në fuqi e Superligës, Drita e ka fituar derbin më të madh në futbollin e Kosovës kundër Gjilanit me rezultat 2-3.
Kjo ndeshje ishte e jashtëzakonshme ku solli pesë gola. Tri gola janë shënuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes. Pas shtatë minutave lojë, Nikaç e kaloi Gjilanin në epërsi 1-0. Në minutën e 26-të, Hamdi Namani realizoi për 1-1. Katër minuta pa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Gjilani e riktheu epërsinë me golin e Nikaç.
Rastet nuk munguan, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 89-të, kur sulmuesi me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, Astrit Fazliu e barazoi rezultatin në 2-2. Në minutën e fundit, Betim Haxhimusa e vulosi rezultatin final 2-3. Drita në këtë mënyrë këndellet pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Feronikelit, kurse Gjilani e pëson humbjen e dytë radhazi, pasi xhiron e kaluar është mposhtur nga Arbëria. Pas kësaj ndeshje, Drita është e dyta me 30 pikë të grumbulluara, kurse Gjilani është në pozitën e katërt me 23 pikë.
SUPERLIGA
Gjilani – Drita 2-3
Feronikeli – Trepça ‘89 2-0
Besa – Prishtina 0-2
Të hënën takohen:
Ballkani – Arbëria
Drenica – Llapi
(Epoka e re)