Drita fitore historike ndaj Santa Colomas në Ligën e Kampionëve

26 qershor 2018 | 21:06

Drita ka arritur të shënojë fitore pas vazhdimeve kundër skuadrës nga Andorra, Santa Coloma (2-0).

Edhe pse e dominoi lojën nga fillimi deri në fund, nuk arriti të shënojë gjatë kohës së rregullt.

Rastin më të mirë për Dritën e pati Xhevdet Shabani, i cili gjuajti lart mbi portë.

Bukur rrezikoi dy herë edhe sulmuesi i ri Kryeziu, por pa sukses.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat luajtën lojë më të kujdesshme, ku rastet e mira munguan para porte.

Pas 90 minutave nuk kishte gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Zhvillohej minuta e 99-të kur me një gjuajte të bukur nga 30 metra, Xhevdet Shabani, shënon një super gol për të dërguar Dritën në epërsi.

Ky gol bëri që skuadra nga Andorra të hapet dhe të lejoj hapësira.

Arbër Shala bukur depërton në zonë, ndërsa lojtarët e Santa Colomas e rrëzuan në zonë, Endrit Krasniqi, i cili ishte pa top dhe gjyqtari vendosi për penallti.

Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Fidan Gërbeshi, që shënoi për 2-0.

Kjo është fitorja e parë e një skuadre nga Kosova në Ligën e Kampionëve.

Drita ka kaluar në finale të raundit paraeliminator, ku pret fituesin e ndeshjes La Fiorita – Lincoln Red Imps. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gazetar i Associated Press të martën u pengua nga…