
Drita huazon Rexhepin te Vitia
23 janar 2020
| 15:01
Portieri Leutrim Rexhepi karrierën do ta vazhdoj në skuadrën e Ligës së parë, Vitia. Ai është huazuar nga skuadra e Dritës për gjashtë muajt e ardhshëm.
“Gardiani ynë Leutrim Rexhepi është larguar në formë huazimi tek skuadra e Ligës së Parë, KF Vitia për gjashtë muajt e ardhshëm. Leo vitin e kaluar kishte pësuar një lëndim dhe iu nënshtrua një operacioni, i cili e mbajti jashtë fushe për tetë muaj. Pas riaftësimit të plotë, Leo ka filluar nga dita e parë fazën përgatitore me ekipin tonë dhe do të jetë i gatshëm që ta ndihmojë ekipin nga Vitia në synimet e saj për këtë stinor”, thuhet në njoftimin e Dritës.
/Epoka e re/