Drita i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv

28 gusht 2020 | 11:31

Skuadra e Dritës do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) përjashtimin nga Liga e Kampionëve pas rregullave të reja të UEFA-s gjatë pandemisë koronavirus.

“Bardhekaltrit” besojnë se humbja në tavolinë ndaj ekipit të Linfieldit (3:0), ishte e padrejtë dhe kësisoj janë optimistë që do të marrin një dëmshpërblim të majmë. UEFA në koordinim me autoritetet e Zvicrës kishte anuluar takimin për shkak se dy futbollistë të Dritës kishin dalë pozitivë në testin për Covid-19. Drita ka angazhuar avokatin zviceran Luca Tettamanti, i cili do t’i ndjekë procedurat për ta apeluar rastin.

Në një prononcim për “Associated Press”, Tottenham ka theksuar se është duke proceduar me fakte. “Ne jemi duke proceduar rastin bazuar në fakte”, deklaroi Tettamanti për “AP”. Ndërkohë, Drita do t’i vazhdojë garat në kualifikimet e Ligës së Evropës, ku është në pritje të kundërshtarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka cilësuar Partinë Demokratike dhe…