
Drita kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Evropës
17 shtator 2020
| 21:58
Kampionia e Kosovës, Drita është kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Evropës, pas fitores ndaj klubit nga Maqedonia Veriore, Sileks (0-2).
Fidan Gërbeshi i dha epërsinë Dritës në minutën e 48-të, me golin e shënuar nga penalltia. Ndërsa në minutë e 80-të, kapiteni Ardian Limani e vulosi rezultatin final 0-2.
(Epoka e re)