Eliminim i dhimbshëm për Laçin

17 shtator 2020 | 21:54

Futbolli tregohet shpeshherë i pamëshirshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur Laçit këtë mbrëmje. Bardhezinjtë e Armando Cungut zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ndaj Hapoel Beer Sheva në “Elbasan Arena”, por në fund u mposhtën me rezultatin 1-2, duke u eliminuar nga Europa League.

Kyrian Nwabueze zhbllokoi sfidën në minutën e 60-të. Aksion i bukur i Redon Xhixhës në krahun e majtë dhe finalizim me finte i goleadorit amerikano-nigerian. Festë në kampin laçian, por tmerri do të vinte në shtesa.

Ardit Deliu mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të, duke lënë ekipin kurbinas me një lojtar më pak. Arbitri kryesor akordoi gjashtë minuta shtesë, që do të ishin fatale për vendasit.

Kolumbiani Jhonatan Agudelo gjeti golin e barazimit në minutën e parë shtesë, teksa francezi Gaetan Varenne fundos Laçin tre minuta më pas. Festa kalon në kampin izraelit, që sigurojnë një kualifikim drithërues. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni pasur probleme me Facebook-un apo Instagramin mbrëmjen e…