Bien Instagram dhe Facebook në gjithë botën

17 shtator 2020 | 21:50

Nëse keni pasur probleme me Facebook-un apo Instagramin mbrëmjen e së enjtes, nuk jeni të vetëm.

Me mijëra përdorues rreth e qark botës janë prekur nga problemet në këto dy platforma. Shumica prej tyre thuhet të jenë nga SHBA, Evropa, Amerika Jugore dhe pjesë të Kanadasë.

Problemet duket të kenë nisur pas orës 19.30 dhe janë duke prekur “news feed” dhe logimet ndërsa disa përdorues kanë pasur edhe “blackout” total.

DoënDetector, një uebfaqe që monitoron ndërprerjet në platformat e mediave sociale, uebsajeteve dhe shërbimeve online, filloi që të regjistrojë probleme me Instagram dhe Facebook të enjten mbrëma. Duket se më shumë të prekur janë përdoures nga SHBA, krahasuar me vende të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtimi Shala ka ironizuar me…