Drita luan në Irlandë ndaj Shelbourne, kërkon fitoren e parë në Ligën e Konferncës

06 nëntor 2025 | 08:23

Drita do t’i vazhdojë ndeshjet evropiane dhe sot (e enjte) do ta ketë përballjen e radhës.

Kampionia në fuqi e Kosovës do të luajë në udhëtim në Republikën e Irlandës, ku përballë do ta ketë skuadrën Shelbourne.

Dueli mes Shelbournes dhe Dritës zhvillohet në stadiumin Tallaght në kryeqytetin irlandez Dublin me fillim nga ora 21:00.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë ta marrin fitoren e parë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Shelbourne ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, derisa Drita ka marrë dy barazime në po kaq ndeshje.

Drita ka mungesa të rëndësishme në këtë sfidë, kryesisht në repartin e sulmit ku do të duhet t’ia dalë pa Arb Manajn, Blerim Krasniqin, Veton Tushën dhe Liridon Balajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me librin “Indignity”, Lea Ypi rrëfen historinë e paraardhëses së…