
Drita, më në fund, paraqet Përparim Islamin
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani është përforcuar me mbrojtësin Përparim Islami.
Ky i fundit javë me parë ishte larguar nga Feronikeli dhe kishte arritur marrëveshje me skuadrën e Dritës, por zyrtarizimi i tij ka ardhur sot, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë i FC Drita:
Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit.
Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë.
Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!
Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.
Mirë se vjen Përparim Islami
Ekskluzive: Islami arrin marrëveshje me Dritën