Ekskluzive: Islami arrin marrëveshje me Dritën

24 maj 2021 | 16:01

Mbrojtësi Përparim Islami e ka konfirmuar sot largimin nga Feronikeli.

Anësori i djathtë ka arritur marrëveshje me ish-kampionen e Kosovës, Dritën nga Gjilani. Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se marrëveshja është arritur derisa kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për finalizimin dhe zyrtarizimin e saj.

Përparim Islami ka një karrierë mjaftë të pasur, pasi me Feronikelin ka arritur të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm. Poashtu ai ishte kampion edhe me Trepçën ’89, derisa karrierë ka bërë edhe në skuadrën e Hajvalisë, Prishtinës dhe Hysit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e…