Drita mposht Trepçën ‘89
08 tetor 2022
| 16:17
Drita ka mposhtur Trepçën 89 me rezultat 3-1 në xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Jasharit në minutën e 7-të të takimit, ku ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Në fillim të pjesës së dytë, ndodhi ndoshta rasti i parë në futbollin kosovar.
Në minutën e 50-të ishin mysafirët që me anë të Mujës barazuan rezultatin në 1-1, por gjyqtari ia anuloi golin Trepçës 89 pas rishikimit të VAR-it dhe menjëherë akordoi penallti për Dritën.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua Krasniqi, i cili realizoi për 2-0.
Kurse, golin e tretë për Dritën e shënoi Tahiri dhe të vetmin për mysafirët e shënoi pikërisht Muja.



