Drita ndan rrugët me Huruglicën

28 maj 2025 | 11:50

Kampionia e Kosovës, Drita ka njoftuar se është larguar nga skuadra futbollisti Ensar Huruglica, i cili për një vit e gjysme mbrojti ngjyrat e klubit gjilanas.

“Ensar Huruglica pas një viti e gjysmë përfundon rrugëtimin me ne. Pas përfundimit të kontratës Ensarit i është dhënë lamtumira në ndeshjen me bashkëlojtarët dhe tifozët. Suksese në vazhdim Ensar dhe paq fat”, thuhet në njoftimin e Ditës.

Nga drita është larguar Kastriot Selmani, kurse kontratat me skuadrën kampione i kanë vazhduar Blerim Krasniqi, Hasan Gomda Juan Camilo Mesa, Albert Dabiqaj dhe Ron Broja. Ndërsa si përforcim ka ardhur Liridon Balaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Kosova është bërë njëmend sui generis. Askund…