Drita ndan rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu

24 nëntor 2022 | 13:29

Ardian Nuhiu nuk do të jetë më trajner i Dritës. Lajmi është bërë i ditur sot në konferencën për medie që është thirrur nga skuadra gjilanase.

“Kemi marrë vendimin e ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Nuhiu. Arsyeja mund të lidhet me eliminimin e hershëm nga Kupa e Kosovës. Menjëherë pas ndeshjes jemi takuar me presidentin, kemi biseduar edhe me trajnerin dhe vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin katërvjeçar. E falënderojmë për kontributin dhe suksesin në futbollin vendor edhe atë ndërkombëtar. I dëshirojmë suksese në karrierën dhe e falënderojmë përzemërsisht për të mirat që i dha klubit tonë. Me plot bindje them se nuk është lamtumirë, por vetëm një mirupafshim”, ka thënë drejtori gjeneral Feti Murseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni ka publikuar disa foto…