Drita për fitore edhe ndaj Lincoln Reds Impsit

29 qershor 2018 | 10:30

Skuadra e Dritës, pas fitores së parë historike në garat ndërkombëtare në gjysmëfinale ndaj skuadrës nga Andorra, Santa Coloma (2-0), sonte (e premte) do të përballet në finale me skuadrën e Lincoln Reds Imps nga Gjibraltari.

Kjo e fundit e ka mposhtur në gjysmëfinale skuadrën e La Fiorita (2-0). Gjilanasit edhe në këtë ndeshje do të luajnë për fitore. Drita është kampione e Kosovës, kurse për herë të parë merr pjesë në garat ndërkombëtare, derisa kundërshtari Lincoln Reds Imps është kampion në vendin e vet dhe për herë të parë ka marrë pjesë në garat e Ligës së Kampionëve në vitin 2014.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Victoria” nga ora 20:30, kurse skuadra fituese do të përballet më pas me kampionen e Suedisë, Malmon.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka ditëlindjen. Ministri Lekaj shihet…