Drita pëson dy gola në pjesën e parë

10 korrik 2018 | 21:31

Skuadra kampione e Suedisë, Malmo i ka shënuar dy gola në pjesën e parë ndaj Dritës së Gjilanit (0-2).

Golin e parë suedezët e shënuan pas trembëdhjetë minutave lojë nëpërmjet Carlos Strandberg, kurse golin e dytë e shënoi Arnor Ingvi Traustason (39).

Pavarësisht golave të pësuara, Drita është paraqitur mirë dhe ka rrezikuar seriozisht disa herë skuadrën kundërshtare, por pa arritur të shënoi gol.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, gjatë prezantimit të…