Drita pret tri pikë nga ndeshja kundër Ballkanit

26 shkurt 2022 | 09:42

Ardian Nuhiu dhe Ardian Limani janë shprehur optimist një ditë para derbit me Ballkanin. Ata kanë thënë se Drita është e gatshme për të mposhtur skuadrën nga Suhareka.

Skuadra e Dritës e motivuar pas fitores në mesjavë kundër Malishevës synon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sot (e shtunë) në derbin kundër Ballkanit.

Trajneri Ardian Nuhiu ka thënë një ditë para ndeshjes e gjilanasit do të tentojnë që të marrin maksimumin nga kjo ndeshje. Ai e ka lavdëruar skuadrën kundërshtare për formën e mirë që po gëzon në stinorin pranveror.

“Të shtunën na pret një përballje e rëndësishme të cilën duhet ta trajtojmë me seriozet, pasi takohen dy skuadrat që në vitet e fundit e kanë fjalën kryesore në kampionat. Është një sfidë në vetë dhe sfidat i dua personalisht sepse na ndihmojnë si trajnerëve ashtu edhe futbollistëve. Të gjithë zhvillohemi nga sfidat e vështira. Mua më gëzon forma e skuadrës time dhe besoj se të shtunën do të bëjnë një ndeshje të madhe ku nuk do të mungojë disiplina dhe lufta taktike për të marrë më të mirën. Kundërshtari është në formë të mirë dhe ka fituar tri ndeshjet e fundit, por ne jemi të motivuar për të nxjerrë më të mirën. Ndeshja është e rëndësishme, por në asnjë moment vendimtare për titullin e kampionit”, ka thënë Nuhiu, i cili me pas ka konfirmuar se në këtë ndeshje mungesa e vetme do të jetë mbrojtësi Ilir Blakçorri.

Në konferencë për medie i pranishëm ishte edhe kapiteni Ardian Limani. Ky i fundit pret tri pikë nga përballja ndaj lideres aktuale të elitës.

“Ne si futbollistë e dimë rëndësinë e ndeshjes, prandaj jemi të gatshëm dhe motivuar. Kur përballësh me një skuadër që është për titull, normalisht se motivi është shumë i lartë. Këto ndeshje tregojnë cilësinë e skuadrave. Ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë çdo dobësi të tyre dhe me ndihmën e tifozë do të mposhtim Ballkanin”, ka deklaruar Limani.

Drita pozicionohet në vendin e tretë me 41 pikë, kurse Ballkani është ne vendin e parë me vetëm një pikë me shumë. Në pozitën e dytë është skuadra e Gjilanit, e cila do të zhvillojë të dielën derbin e dytë për këtë xhiro kundër Prishtinës.

SUPERLIGA – Java e 22

Të shtunën takohen:
13:00 Drita – Ballkani
13:00 Llapi – Malisheva

Të dielën takohen:
13:00 Ulpiana – Drenica
13:00 Feronikeli – Dukagjini
13:00 Prishtina – Gjilani

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka njoftuar se sapo ka…