Drita prezanton Zgjim Mustafën

03 korrik 2018 | 14:04

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita e ka transferuar mesfushorin Zgjim Mustafën nga skuadra e Gjilanit.

Mustafa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dritën, kurse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Malmos.

“Mesfushori Zgjim Mustafa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën tonë, ku u prezantua në stërvitjen e parë për përgatitjen e ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Malmos”, thuhet në njoftimin e Dritës.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) është shprehur edhe një herë kundër që…