PSD-ja kërkon që Kuvendi të marrë rol udhëheqës në dialogun me Serbinë

03 korrik 2018 | 14:04

Partia Socialdemokrate (PSD) është shprehur edhe një herë kundër që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i prijë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Zyrtarët e kësaj partie në një konferencë për medie kanë thënë se Kuvendi i Kosovës është i vetmi institucion i cili ka legjitimitet për procesin e dialogut.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të marrë rol udhëheqës në këtë proces.

“Kjo nënkupton që Kuvendi duhet të jetë i përfshirë që nga fillimi e deri në fund. Legjitimiteti fitohet vetëm nëse Kuvendi është i përfshirë në këtë proces përgjatë gjithë dialogut. Strategjia, platforma duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Ne si parti konsiderojmë se kjo platformë duhet të shërbejë si parim bazë dhe udhërrëfyes në këtë proces. Kushdo që mendon se në dialog duhet të shkohet pa vija të keqe, e ka gabim. Kosova i ka disa çështje që nuk i diskuton me Serbinë, pasi ajo është shtet”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa, nënkryetari tjetër i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë se duhet të ekzistojë një mekanizëm mbikëqyrës për procesin e dialogu.

“Kuvendi i Kosovës duhet që me votë të kualifikuar ta emërtojë bartësin e këtij procesi. PSD-ja nuk mendon se ekziston një bartës i këtij procesi”, është shprehur Gorani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra dhe Suedi do të ndeshen së bashku në takimin…